Qendistarja e flamurit te pavaresise.


Si sot, 88 vjet me pare, ajo nderroi jete ne Tirane, stacioni i fundit ku e perplasen tallazet e jetes. Veterania kombetare ne vitet e fundit te jetes nuk mundi te mblidhte e te dokumentonte jeten e saj ne sherbim te kombit, pasi ishte e verber.
Marigo Posio vdiq e verbuar. Edhe driten e syve ja fali flamurit, derdhur ne qindra qendisma te shqiponjes dykrenore dhe fushes ngjyre gjaku. Tuberkulozi i mori asaj pothuajse gjithe familjen. Djalin Vaso, qe perfundoi Konservatorin ne Amerike; vajzen Fereniqi me te cilen botoi gazeten “Shpresa kombetare”; vajzen tjeter Liri e cila mbylli ditet e pakta te jetes se saj prane te emes. Mbetur vetem e duke djegur gjithcka kishte, me qellim qe te mos shpinte virusin e tuberkulozit ne Hocisht, fshatin e tij te lindjes, bashkeshorti i Marigose, patrioti Jovan Posio, jetoi edhe kater vite me shume. Ai vdiq me 1936 pasi i la dhurate fshatit te tij nje ure e cila ndihmoi femijet per te shkuar ne shkolle.
Marigo Posio dhe familja e saj lane pas nje emer te madh dhe nje aktivitet te gjere ne sherbim te Shqiperise. Ajo, jo vetem si qendistarja e flamurit te Pavaresise, por edhe si luftetare e emancipimit te gruas shqiptare.

Niko Kotherja post ne fb.