Në Shqipëri, vaksina për Covid-19 do të jetë falas


Flitet se një vaksina që pritet për të mbrojtur trupin nga Covid-19 apo kuruar mund të kushtojë 2 deri në 3 dollarë.

Por, në mediat shqiptare, thuhet se vaksina kundër koronavirusit do të shpërndahet falas për popullatën shqiptare kur ajo të dalë në treg.

TV Klan raporton se injektimi i vaksinës nuk do të jetë i detyrueshëm, por ata që duan ta bëjnë do ta përfitojnë kundrejt asnjë pagesë.

“Akoma bota nuk ka një vaksinë të sigurt. Janë 7 vaksina të cilat kanë kaluar fazën e dytë. Janë vaksina tepër premtuese. Është një iniciativë botërore, që është iniciativa e Kovaksit, që është një aleancë mes shumë vendeve dhe natyrisht nën udhëheqjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Natyrisht ka iniciativa të Bashkimit Evropian, të cilat do të vlerësohen natyrisht dhe ne do të sjellim atë vaksinë që është efikase”.

Për të forcuar imunitetin e popullatës, ministrja Manastirliu tha se do të nisë injektimi i vaksinës së gripit sezonal për grupet e riskut që është gjithashtu falas.

“Qeveria shqiptare vijon të jetë e angazhuar për mbulimin falas të kalendarit të vaksinave duke përfshirë edhe këtë vit sikurse ka bërë edhe vitet e shkuara, shumëfishimin e vaksinave të gripit”.

Vaksina e gripit prej disa vitesh është ofruar falas në poliklinika për të moshuarit dhe personat në nevojë.