Gjendet vajza shqiptare e zhdukur në Greqi


27-vjeçarja shqiptare e humbur disa ditë më parë në Greqi është gjetur. Antonia Nikolla, nënë e katër fëmijëve u raportua e zhdukur nga familjarët në 12 gusht në zonën e Iraklios në ishullin e Kretës. Mediat greke raportojnë se bashkëshorti i saj ka njoftuar policisë se gruaja e tij është kthyer në shtëpi shëndoshë e mirë. Ndërkaq, ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, pasi e reja ishte e zhdukur prej ditësh. Për herë të fundit ajo kishte folur me të shoqin në telefon në datën 12 gusht.