Zeri i artistes fierake Rajnita Pupi, u shua pas luftes pa sukses me covid19


Sot nderroj jete pas nje lufte te gjate me covid 19, artistja fierake Rajnita Pupi.

Rai ,keshtu e ka quajtur gjithe fieri dhe miqte qe e njihnin do te mbahet mend ne fier per artisten e mirnjohur ne skenat kombetare dhe ne ato nderkombetare si nje ze potencial dhe karakteristik ,sa me nuancat e nje myzeqare aq dhe me zerin e saj prej sopranoje te impostuar bukur.Kemi punuar nje kohe shume te gjate me Rain tone,shoqen dhe mikeshen tone te dashur dhe te mire.Qysh ne shkolle te mesme artistike Rai u dallua per zerin e saj dhe talentin ne fushen e kenges dhe shume shpejt u aktivizua neper festivalet e kenges ne fier si dhe ne estraden profesioniste apo ansamblin myzeqeja ne fier.Per shume vite ajo punoj me devocion dhe perkushtim si mesuese ne shkollen tetevejacre pinallopi pirro por asnje here nuk ju nda aktiviteteve prane qendres kulturore te femijeve ku ajo kontibonte ne edukimin e femijeve dhe nxjerrjen e talenteve te reja ne kete fushe.Takimet e kenge popullore e gjenin Rain ne cdo kohe me grupin e kenges fierake apo ansamblin myzeqeja.Zeri i saj i pershtatur mire si per kengen e muzikes se lehte dhe asaj popullore e beri kete artiste te zinte skenat kombetare dhe ata nderkombetare neper festivale te ndryshme.Ku nuk mori pjese RAI,,,ne cdo dasme fierake nuk behej pa rain as dasma as ahengu.Se fundi Rai punoj prane sektorit ne bashki per kulturen dhe arsimin dhe me pas si nendrejtoresh ne shollen e saj te vjeter Pinallopi Pirro.Ish bashkeshorti i saj Violinisti Fredi Pupi u nda nga jeta vite me pare por Rajnita arriti e vetme te rris femije te shkelqyer si djalin dhe vajzen me shkolle dhe me edukate qytetare.Ne emer te sofres fierake i shprehim ngushellimet tona familjes femijeve te saj per humbjen e nje shoqe super te mire dhe shembullore.Te qofte dheu i lehte Rai .Covid 19 nuk do mbahet mend vetem per ate cka po i ben njerezimit por dhe per ate qe sot te beri ty:te ndau nga jeta nga femijet nga fieri qe ti aq shume i kendove nder vite.Lamtumire mikja ime e mire.

tv iliria chicago Gezim Muhaj