Trofeu i gjashtë, quajeni Sevilla League: Lukaku vendos finalen… në portën e tij


Është gjithnjë Kupa Sevilla, ose nëse preferoni Sevilla League. Inter e provoi, shkoi në avantazh e luftoi deri në sekondën e fundit por humbi 3-2 finalen e Këlnit. Trofeu shkon për skuadrën e Lopetegui që e ngre për herë të gjashtë, e pathyeshme në finale. Për Conte mbetet dëshpërimi, ashtu si gjithë tifozët zikaltër: mund të bëhej, mund të ishte një mbrëmje ndryshe, mund të kthehej një trofe europian në Itali pas një dekade, në pritje të sqarojë mirë të ardhmen.E të mendosh që finalja e Europa League nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për italianët. Pasi Sevilla humbi një rast ideal për avantazhin, në përmbysjen e fronteve Lukaku tregoio gjithë forcën e tij dhe dëshirën për të shënuar një rekord statistikor, duke marrë përpara mbrojtësin Diego Carlos. Penallti në minutën e 5 dhe belgu e shëndërroi në gol vetë, duke barazuar rekordin e golave të shënuar në një sezon me Inter: atë të Ronaldo Fenomenit në kuotën e 34 rrjetave.Sevilla, në fakt, është skuadër e mësuar me ulje e ngritjet e finaleve, e nëse nuk humbet nga 20 ndeshje (e fundit në Vigo në 9 shkurt) ka një motiv të qartë. E avantazhi i Inter nuk zgjati shumë. Andaluzianët, që nuk kanë humbur kurrë një finale të kompeticionit, janë kthyer në lojë me një gol spektakolar të De Jong. Hollandezi u zhyt në planzhon me kokë, pa i lënë asnjë mundësi reagimi Handanovic në minutën e 12, duke barazuar në 1-1.Ritëm i lartë dhe skuadra që nuk dorëzohen. Kjo është ajo që shfaqet në Këln ku Sevilla përmbys rezultatin me Luk de Jong e zikaltrit përgjigjen menjëherë me Godin. Hollandezi i spanjollëve, që mendohej edhe të mos e niste ndeshjen nga minuta e parë, shënoi edhe golin e dytë për andaluzianët, në minutën e 33, në zhvillimet e një goditje këndi. Goditja me kokë nuk i la asnjë shans Handanovic, por skuadra e Contes replikon në vetëm tre minuta, ashtu si bënë spanjollët në golin e parë të Inter. Godin barazoi rezultatin po me një goditje me kokë në minutën e 36, duke fiksuar shifrat në 2-2.Për fatin e keq të Conte e Lukaku, finalen e vendosi belgu, por në portën e gabuar. Diego Carlos shleu gabimin e bërë në fillim të ndeshjes me penalltinë e shkaktuar, duke realizuar një gol spektakolar, i ndihmuar edhe nga devijimi i pafat i Lukakut në minutën e 74. Në zhvillimet e një goditje dënimi mbrojtësi brazilian shënoi në akrobaci, duke e bërë një mision të dëshpëruar tashmë për Inter rikuperimin në minutat e mbetura.