Steve Bannon lirohet me kusht, ja sa pagoi


Steve Bannon: Five Things to Know

Ish-shefi ekzekutiv i fushatës së presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, Steve Bannon, ka deklaruar se nuk është fajtor për akuzat e mashtrimit me gardhin me Meksikën dhe pastrimit të parave.

Ai është liruar pas pagesës së një kaucioni prej prej 5 milionë dollarësh dhe është urdhëruar të mbetet në SHBA në pritje të gjyqit.

Bannon u arrestua mëngjesin e së enjtes bashkë me tre persona të tjerë të cilët akuzohen si bashkëpunëtorë të tij. Ata akuzohen se kanë mashtruar me 25 milionë dollarë donacione përmes një nisme për mbledhjen e fondeve që do përdorej për të ngritur një mur përgjatë kufirit meksikan të SHBA-së.

Sipas aktakuzës, Bannon mblodhi qindra mijëra dollarë nga fushata e mbledhjes së fondeve duke i përvetësuar.