Kosova s’do të ftohet as për Eurovisionin 2021


Eurovision Song Contest 2021: Rotterdam

Sërish Kosova nuk do të marrë ftesë për të konkurruar në festivalin e këngës evropiane Eurovision.

Lajmin e ka bërë të ditur Unioni i Transmetimeve Evropiane (EBU), sipas të cilit as për në Eurovision 2021 Kosova nuk do të ftohet për të marrë pjesë në garën më të njohur të këngës evropiane.

“Tani për tani, nuk ka plane për të ftuar Kosovën dhe as Kazakistanin që të marrin pjesë në garën e Këngës së Evrovizionit 2021,” ka bërë të ditur EBU./Re.Gu/Fjala.al