Koalicioni i Ziadin Selës dënon marrëveshjen LSDM-BDI: U shkel me të dyja këmbët premtimi për kryeministër shqiptar


ziadin-sela-kryetari-i-Struges.jpg

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë dënuar marrëveshjen mes LSDM dhe BDI për qeverinë në Maqedoninë e Veriut.

Në reagimin e përbashkët, thuhet se BDI është mashruesja kryesore pasi shkeli me të dyja këmbët premtimin që qeveria e re do të kishte një kryeministër shqiptar, dhe jo në 100 ditët e fundit.

Më tej në reagim thuhet se edhe LSDM nuk mbetet mbrapa pasi deklaroi para zgjedhjeve se nuk do të bënte koalicion me BDI-në.

Së pari, ka mashtruar BDI-ja, e cila sot e ka shkelur me të dyja këmbët premtimin e vetëm parazgjedhor për kryeministër shqiptar dhe, së dyti, ka mashtruar LDSM-ja, e cila para zgjedhjeve thoshte se “në asnjë mënyrë nuk do të bëjë koalicion me BDI-në”. Prandaj për koalicionin tonë kjo qeveri nuk meriton asnjë respekt politik dhe, si e tillë, do të ketë përballë 12 deputetë dhe një popull që nuk do ta lejojë mashtrimin dhe uzurpimin e vullnetit politik” – thuhet në reagimin e ASH-së dhe Alternativës.

Por partitë shqiptare që tashmë do të jenë në opozitë thonë se do të jenë në ofensivë kundër qeverisë mashtruese.