Rama për shkollat: Do të hapen


Shkolla ime fillore "Gjergj Kastrioti" | Mapio.net

Edi Rama konfirmon hapjen e shkollave me nisjen e vitit të ri shkollor. Kryeministri reagoi në Facebook pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe asaj të Arsimit, Besa Shahini për hapjen e shkollave në shtator.

Rama theksoi se hapja e shkollave është një çështje delikate që ende nuk është vendosur nga shumë vende të tjera të botës. Teksa i është përgjigjur akuzave të opozitës, Rama shprehet se “Çdo hap drejt hapjes së shkollave dhe mbrojtjen e shëndetit nga ky vendim i vështirë, po koordinohet me përgjegjësi maksimale”. ©LAPSI.AL 

Postimi në Facebook 

“SHKOLLAT DO TË HAPEN 
Ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një komunikim për situatën, arsyetimin tonë dhe masat paraprake që po merren për hapjen shkollave, në kushtet kur të gjitha vendet e botës po diskutojnë këtë çështje delikate dhe kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për hapjen e shkollave apo jo pak vende nuk kanë vendosur ende, nëse do t’i hapin.
Çdo hap drejt hapjes së shkollave dhe mbrojtjen e shëndetit nga ky vendim i vështirë, po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet, për garantimin e masave të distancimit social dhe protokolleve të sigurisë, si edhe vlerësimin dinamik të situatës epidemiologjike në vend”, shkruan Rama.