’Pushime për shtatë palë qejfe’’, Rama i përgjigjet Metës: Radha e veturave në Bullgari ishte 10 km, por Presidenti s’doli të fajësojë qeverinë


Edi Rama i është përgjigjur sërish Presidentit Ilir Meta për akuzat e këtij të fundit ndaj qeverisë shqiptare për situatën e krijuar në kufi, në Kapshticë e Kakavijë.

Rama thotë se në Bullgari, në doganën e Kulatas kufi me Greqinë radha shkoi në 10 km kurse ajo e kamionëve në 15 km.

Por sipas Ramës, presidenti bullgar nuk doli të fajësojë qeverinë apo t’i quajë qytetarët pa atdhe siç bëri Meta ditët e fundit.