“Punoj mbi 15 orë në ditë”, Pilotja shqiptare në Dubai zbulon si i lindi dëshira për këtë profesion


Featured image of article: “Punoj mbi 15 orë në ditë”, Pilotja shqiptare në Dubai zbulon si i lindi dëshira për këtë profesion (Tregon pagën e majme)

Me qindra histori suksesi të shqiptarëve nëpër  botë janë parë  përgjatë viteve të fundit, ku shumë të rinj pas studimeve në vende të ndryshme jashtë Shqipërisë, kanë vendosur të jetojnë e punojnë larg vendit të tyre.

Një histori e ngjashme është edhe ajo e Xhesina Xhikës, një vajzë shqiptare e cila prej katër vitesh jeton në Dubai. E ftuar në një lidhje “Skype” në “Wake Up”, 25-vjeçarja ka treguar se prej dy vitesh ka punuar si stjuardesë ndërkohë vijon edhe trajnimin për pilote dhe pret të licensohet brenda këtyre ditëve.

Më tej Xhesina ka thënë se nuk e kishte menduar se mund të punonte në fushën e aviacionit.

“Por kolegët më kanë propozuar ta bëj dhe unë sigurisht e mora me shumë qejf. Këtu sheh shumë shpesh stjuardesa dhe fillova t’i kisha “zili” për t’u bërë si ato. Punoj në një ditë mbi 15 orë, udhëtimet evropiane dhe këtu qëndron vështirësia, jam mësuar me turbulencat kjo për shkak edhe të temperaturave të larta këtu ndaj vëmendja ime është krejtësisht tek pasagjerët”.- ka thënë ajo.

Teksa është pyetur mbi vendimin e saj për t’u bërë pilote, shqiptarja ka shpjeguar se fluturimi në Lebanon i ka lënë shumë mbresa e nga aty i ka lindur kjo dëshirë.