Biznesmeni shqiptaro- amerikan, Sokol Bejleri emërohet në krye të Bordit të ‘’AISS Foundation”


Biznesmeni i mirënjohur shqiptaro- amerikan Sokol Bejleri do të jetë kryetari i ri i Bordit të ‘’ American International School System Foundation’’.

Ai do të drejtojë tashmë Bordin e këtij Fondacioni prestigjoz amerikan teksa në rolin e sekretares është zgjedhur Anna Maroules. Po ashtu anëtarë të Bordit janë cakuar edhe Allegra Nokaj si dhe Massod A. Javed.

“Ne kemi shumë punë për të bërë për të përparuar sistemin arsimor dhe kjo do të mbahet mend për brezat që do të vijnë … faleminderit që më besuat për të ndihmuar për ta bërë këtë botë një vend më të mirë. Unë do të bëj çmos për të përparuar këtë mision, “tha Bejleri për emërimin e tij në krye të kësaj organizate.

American International School System është një shkollë private bashkëedukuese me bazë në Pakistan e themeluar nga Dr. Munr Kazmir. Tashmë në lidershipin e ri do të jetë një shqiptar, pikërisht Sokol Bejleri i cili njiher për sukseset e tij në fushën e biznesit pikërisht në Nju Jork të SHBA.

Në Shqipëri Bejleri ka drejtuar koorporatën shtetërore të naftës dhe gazit, Albpetrol si dhe ka qenë Sekretar i Shtetit për Minierat dhe Energjinë.

Bejleri ka një Bachelor dhe një Master në Shkenca Inxhinierike dhe Mekanike në Universitetin e Tiranës, Shqipëri, dhe Master të Administrimit të Biznesit nga Universiteti Aspen. Bejleri u bë një menaxher i certifikuar ndërtimi me Institutin e Certifikimit të Menaxherit të Ndërtimit në 2011. Ai është anëtar i Shoqatës së Menaxhimit të Ndërtimit të Amerikës (CMAA).