Nuk ndalen protestat në Bjellorusi, mijëra qytetarë mbushin rrugët e kryeqytetit, Lukashenko i quan ‘minj’


Featured image of article: Nuk ndalen protestat në Bjellorusi, mijëra qytetarë mbushin rrugët e kryeqytetit, Lukashenko i quan ‘minj’ (FOTO+VIDEO)

BJERLLORUSI–  Dhjetëra mijëra kundërshtarë të Presidentit Bjellorusi Aleksandër Lukashenko  janë mbledhur në Minsk për të protestuar kundër zgjedhjeve  presidenciale që janë mbajtur të dielën e kaluar.Protestat në mes të kryeqytetit vjen për shkak të zemërimit të qytetarëve pasi pretendohet se zgjedhjet janë manipuluar, ndërsa nga protestat deri më tani janë arrestuar mbi 5 mijë qytetarë dhe kanë vdekur 2 persona si shkak i dhunës së ushtruar nga policia.

Ndërkohë në një përgjigje të tij kundër turmës me mijëra njerëz  Z. Lukashenko i quajti ata “minj”.

Ndërsa u ka bërë thirrje mbështetësve të mbrojnë vendin e tyre dhe pavarësinë.

Tubimet rivale po zhvilloheshin, pasi Rusia ra dakord të ofronte ndihmë sigurie në rastin e kërcënimeve ushtarake të jashtme për Bjellorusinë. Ndërsa është mësuar se Z. Lukashenko kishte folur dy herë me Presidentin Vladimir Putin gjatë kësaj fundjave.

Udhëheqësi i Bjellorusisë gjithashtu shprehu shqetësime për ushtrimet ushtarake Nato që po zhvillohen në Poloninë dhe Lituaninë fqinje dhe filloi në një tiradë kundër aleancës ushtarake perëndimore.

Burimi:  BBC