Mesi dhe barcelona s’jane e njejta ane.


Kokën lart maestro! Ti je mbreti!
Por, për fat të keq futbolli nuk është sport individual e duhet të paguash për të tjerët. Ti ke qenë ëndrra e ndaluar e xhelozëve, ke qenë dhe do jesh, deri sa të heqësh këpucët, mrekullia e futbollit! Pa ty futbolli do ishte një sport më shumë, me ty u fut imagjinata, krijimi, vizioni, virtuoziteti. Ti je dhuratë prej Perëndie për ata që e dashurojnë topin, për çdo 10, 15, 35 apo 70 vjeçar që ka provuar të mbajë top në këmbë.
Kokën lart maestro! Ti e bëre futbollin art. Nuk përdore vetëm këmbët, shpejtësinë, teknikën, cilësi këto që i kishim parë edhe përpara teje. Vizioni yt absolut prej shahisti kombinuar me bujarinë pèr ti dhënë shokut atë që ishte krejt e jotja më ka magjepsur prej 15 vitesh! Përulësia, modestia e pafjalë e një ikone kurrë nuk ishte parë nè këto përmasa. Urrejtësit të urrenin edhe pèr këtë cilësi, ata të urrejnë edhe pse ti e do familjen, gruan fëmijët. Janë jashtë mode për një star.
Sot ti i ke gëzuar të gjithë ata. Kur të shohin të mërzitur qeshin, gëzohen, fluturojnë. Por kokën lart maestro! Sa herë i ke dëshpëruar, i ke lënë pa gjumë, ua ke shkatërruar ëndrrat, dikur do vinte dita e tyre.

Ermal Mulosmani fb posts.