Brenda spitalit “Shefqet Ndroqi”, në dhomat ku luftohet COVID-19


Një video e prodhuar në zyrat e ministrisë së Shëndetësisë ku shfaqen pamje nga brenda spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë qarkulloi sot nëpër të gjitha mediat. Vetëm një ditë pas ngjarjes së rëndë të të riut që u hodh nga dritarja e këtij spitali vjen ky film i shkurtër sensibilizues i ministrisë ku duken korridoret dhe dhomat e spitalit dhe disa të sëmurë që po marrin ndihmën për Covid-19. Qëllimi i këtyre pamjeve ishte që opinioni të kuptojë se si është situata në të vërtetë në kushtet kur nuk ka asnjë informacion nga aty brenda, por ajo që nuk sqarohet ende, është fakti se ky virus nuk shërohet me propagandë, dhe puna e shëndetësisë nuk mbaron tek ndërgjegjësimi i popullatës.