Vajza filmohet duke dhënë para te “Shefqet Ndroqi”, familjari: Ç’do infèrmieri nga 50 mijë lekë në ditë, bleva vetë respìratorin 1,500 euro.


Faxweb.al dhe Fax News paraditen e sotme transmetoi një ngjarje shumë të rèndë tek Spitali ‘Shefqet Ndroqi’, ku të dèshpëruara, të pashpresa, dhe të revòltuara, dy motra  të cilat kanë ardhur me urgjèncë nga Franca, kërkojnë informacion për dy prindërit e tyre që janë të shtruar në këtë institucion shèndetësor.Në një prononcim për Fax News, ato shprehen se nëna dhe babai janë shtruar 3 ditë dhe 2 ditë më parë, ndërsa deklarojnë se nuk iu është dhënë asnjë ndìhmë mjèkësore, dhe asnjë sqarim nga ana e mjèkëve.Më tej njëra nga motrat ka hèdhur akùza të rènda, kur tha se kërkojnë para, ndërsa shton se as nuk u jepet prinndërve ilàç për tempèraturën dhe se mjèkët shijojnë kafene në lokalet rreth spìtalit.Burime bëjnë me dije se tek “Shefqet Ndroqi”, janë mbi 200 pacìentë të shtruar me Covid-19, ndërsa familjarët e pacìentëve kanë pafundësisht ankèsa. Së fundmi, një qytetar denòncon korrùpsionin me infèrmierët, ai thotë për “TemaTv” se i paguan ata nga 50 mijë lekë të vjetra në ditë, për t’i shërbyer babait të tij.Në momentin e intervistës, ai sapo ka blerë me paratë e veta edhe një pajisje, për të cilën thotë se ka kushtuar 1,500 euro dhe kryen funksionin e respìratorit. “Duhet marrë vetë aparatura. Filtron ajrin, kushton 1500 euro. Màskën e kam blerë 200 euro, nuk e dimë nëse do të përdoret vetëm për prindërit tonë, nuk kemi garànci, nuk kemi fare besim. Ju çojmë ushqime, nuk dhe nuk i ushqejnë. Nuk marrin vitaminat e duhura. I paguajmë, çdo infèrmiere 50 mijë lekë, dig, dig, dig…”, thonë dy familjarët.E ndërsa kamera filmon, në derën e spìtalit dallohet një vajzë e re që nga portofoli nxjerr një kartëmonedhë dhe ia jep një personi që ndodhet në pjesën e brendshme. Ashtu siç aludon kronika në fjalë “fatin për t’u dërguar ushqim familjarëve e kanë vetëm ata që paguajnë si në recepsionet e hoteleve”.