Ne dhe Covidi, ”loja” mes jetës dhe vdekjes …


Nga Alketa Lugaj

Është si lojë kukafshehti: kur jemi ne , nuk është vdekja ; kur jemi shëndoshë nuk është virusi… Dhe pastaj rolet ndërrohen …

Na thanë se duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me virusin . Bashkëjetesë e vështirë, përsa kohë luan jeta me vdekjen .
Askush nuk e di si fitohet kjo ”lojë” .
Izolimi vleu vetëm sa për të na injektuar dozën e duhur të frikës si antidodë për vdekjen . Masat mbrojtëse nuk dihet në ç’sasi dhe për sa kohë të mbrojnë.
Shërbimi spitalor është vetëm lehtësues dhe jo shërues.
Autoritetet shëndetësore mjaftohen me një ngushëllim publik për jetët e humbura, pa mbajtur asnjë lloj përgjegjësie dhe pa asnjë lloj transparence nëse mund të shpëtoheshin këto jetë apo jo.
Misteri që krijuan përreth coronavirusit kudo në botë, e shndërroi në fatalitet betejën me të dhe tashmë sa herë ndodh një vdekje nuk pyesim ”pse vdiq” , por themi ”nuk pati fat” …
Dhe mendojmë për rolet e radhës në këtë ”lojë” :
Me kë do jetë fati ?!