Kërcyen e dëfryen, infektohen tetë persona në Patos, dasma e të afërmit i bëri pozitiv me Covid-19


PATOS– Tetë persona kanë rezultuar pozitive më Covid-19 në Patos. Mësohet se këta persona, janë të afërm me njëri-tjetrin dhe janë mbledhur në fshatin Zharrësh. Bashkë me dhjetëra persona të tjerë, ata kanë qenë në këtë fshat për një ceremony martesore, pasi një i afërm i tyre, i dha fund beqarisë.

Pikërisht, kjo dasmë, dyshohet se ka qenë edhe rruga e infektimit për këta tetë persona. Gjithsesi, për familjarët e tyre ka nisur hetimi epidemiologjik, për të parë nëse nga dasma janë infektuar edhe të tjerë.

TRAIL WEDDING ARTIM LEUTRIME MAMUDI

Dasmat kanë qenë shumë problem këto kohë. Vetëm sot, u gjobitën me nga 30 milionë lekë 2 pronarët e restoranteve në Tiranë që lëjuan zhvillimin e ceremonive martesore.