“Duhet dezinfektim, ÇIÇOSJA bëhet për të justifikuar fondet” Mesazh për Lali Erin nga mjeku Tritan Kalo


Mjeku Tritan Kalo ka kërkuar më shumë masa mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Në rrugët e Tiranës, vëren ai, veç Covid-19 ka edhe mjaft infeksione të tjera të rrezikshme për shëndetit tonë, duke treguar me foto pasojat që këto infeksione shkaktojnë.

Ndaj Kalo flet për higjienën e mjedisit, ku jetojmë ecim e punojmë. Dhe duke qenë se jemi në mes të pandemisë, mjeku kërkon nga bashkia të mos mjaftohet me lagien me ujë të rrugëve, atë që ai e quan ÇIÇOSJE, por kërkon dizinfektim, duke kujtuar edhe taksat që paguajmë të gjithë.

“ËSHTË DETYRIMI i juaji ndaj jetës sonë si taksapagues…..”Çiçosja” me ujë pa snjë dezinfektant në përbërjen e tij, e cila u bëhet ndonjë korsie rruge midis orës 4:00 – 5:00 të mëngjesit, shërben vetëm e vetëm për të justifikuar fondet që u meren taksapaguesve për këtë aktivitet, POR aspak qëllimit të dezinfektimit e të dezinsektimit të TIRANËS….Jemi qytetarë dhe DUHET të trajtohemi si të tillë…..Jemi SHQIPTARË dhe duhet t’a ndjemë veten të respektuar dhe të dëgjuar në vendin tonë….JEMI PROFESIONISTË të SHËNDETIT publik dhe jo vetëm, ndaj edhe jemi më shumë të ndjeshëm e të përgjegjshëm në këtë aspakt të jetës në komunitet” shkruan Kalo.