Votë për emigrantët? Lëvizja e Diasporës skeptike për ndryshimet ligjore: Mungon transparenca dhe dëshira për ta realizuar


Featured image of article: Votë për emigrantët? Lëvizja e Diasporës skeptike për ndryshimet ligjore: Mungon transparenca dhe dëshira për ta realizuar

Florian Haçkaj dhe Bledar Milaqi, përfaqësues të lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” shprehen skeptikë nëse shqiptarët jashtë vendit do të mund të prodhojnë mandate deputetësh, kjo edhe për mënyrën se si është specifikuar në ligj.

 Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pritet të administrohet edhe procesi i votës së emigrantëve. Kjo është parashikuar në ndryshimet që iu bënë Kodit Zgjedhor. Por, a do ta mundësojnë këto nene të reja ligjore këtë proces?

Florian Haçkaj dhe Bledar Milaqi, përfaqësues të lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” shprehen skeptikë nëse shqiptarët jashtë vendit do të mund të prodhojnë mandate deputetësh, kjo edhe për mënyrën se si është specifikuar në ligj.

Futja e termit të diasporës në kodin zgjedhor, patjetër që është hap pozitiv por në respektimin e afateve ne jemi pak skeptikë. Por ne kemi një perceptim që ka një mungesë transparence dhe mungesë dëshire ne realizimin e kësaj”, thotë z. Maliqi.“100 vite më parë Fan Noli ka qenë deputet i diasporës. Sot në 2020 as që nuk mundohet të ketë një përfaqësues në parlament. Dhe u prek kushtetuta për këto dy nene që u ndryshuan, të ishte prekur edhe kjo për të dhënë një sinjal të qartë që këtë e duan vërtet aktorët politikë shqiptarë”, shprehet z. Haçkaj.