Emigranti


Nga Kastriot Fetahu

Emigranti eshte ai, qe ne mendimin tone, identifikohet me shume nga valixhja, sesa nga fytyra, apo nga muajt e veres, sesa nga emri i tij.
Emigranti nuk ka gjume, copezat e gjumit jane jete ne film dramatik me metrazh te shkurter, ku aktoret jane te afermit e tij.
Kafen e emigrantit, mendohu kur ta pranosh, ajo eshte “e plagosur”, gjithmone.
Emigranti eshte e vetmja qenie dy pjeseshe, trupi aty ku ndodhet dhe shpirti e mendja, kurre bashke me trupin, ato i ndajne qindra dhe mijra km distance.
Emigranti eshte i vetmi qe mund ta puthe dhe qerase budallain e rrugices nese e sheh.
Ai mund te kete shokun me te mire, ate qe nuk fliste per shume vite ne femijeri.
Emigranti nuk qesh, ai ka vetem imazhin e saj ne buzet e tij.
Emigranti nuk qan, ai eshte gjithmon nje shpirt ne vaj dhe te qaj eshte perjashtim.
Emigranti eshte mekanizem i gjalle dhe njeri i huazuar.
Lumturia false, eshte arma me e preferuar e tij, me te cilen mban nen kontroll dhe mposht reaksionet negative te realitetit te tij individual aspak te bukur.
Emigrantit i mungon dashuria e plakave te rrugices dhe shokeve te mehalles.
Emigrantit i mungojne ndjesite e gjalla te vendit ku ka jetuar, qe nga thyerja e xhamave kur luanin ne rrugice e deri tek dashuria platonike me ate vajzen, qe ishte nxenesja me e mire e rrugices ku jetonte dhe qe nuk i foli kurre atij.
Jepini cfare i mungon emigrantit dhe ai do t’iu jap cfare ju mungon juve.
Emigranti, qenia me e dyzuar ne bote.
Ai eshte shqiptar ne dhe te huaj dhe i huaj ne Shqiperi.
Telefoni i emigrantit punon vetem whatsapp dhe facebook.
Bileta e avionit eshte e shenjte per emigrantin.
Ai nuk eshte kurre, ai qe ishte.
Emigranti, qenia me e cuditeshme ne bote.
Ai shpesh here, as vet nuk e di cfare eshte.
Emigranti qendron stoik midis ekzistences dhe inekzistences, ne te dy vendet te cilave u perket.
Nderojeni emigrantin, ai eshte “banka reale ne mungese dhe gjaku i munguar ne sistemin e qarkullimit te trupit” te Atdheut te tij.
Bejeni Atdheun, qe emigranti te jete kujtim i larget i te shkuares se afert te tij.