“Tregoni shokët që njohin jetën tuaj private” pyetjet e pazakonta për kandidatët e PD


Komisioni i vlerësimit të kandidatëve për deputet në Partine Demokrike miratoi këtë të mërkurë metodologjinë e punës.

Anëtarët e komisionit nisin nga sot shqyrtimin e raporteve të mbërritura nga grupet e punës ku janë renditur të dhëna të përgjithshme mbi kandidatët, si arsimimi, puna aktuale edhe ajo e mëparshme.

Kandidatët të cilët kalojnë fazën e parë do duhet të plotësojnë një tjetër formular këtë herë më të detajuar, i ngjashëm me atë të dekriminalizimit, pasi kërkohen të dhëna nëse kanë dënime të formës së prerë si brenda dhe jashtë vendit apo nëse janë përdorues të lëndëve narkotike.

Por, pyetësori parashikon edhe të dhëna te pazakonta.

  1. Kandidateve u kërkohet të listojnë 3 kolege apo shoke dhome ne universitet, te cilat kane dijeni per jetën e tyre private.

2) A jeni konsultuar ndonjëherë me psikolog për shëndetin tuaj mendor dhe emocional apo jeni trajtuar në spital për probleme të tilla?

3) A keni konsumuar alkool në punë deri në atë masë sa t’iu ketë sjellë probleme si në jetën private ashtu dhe atë profesionale dhe a mendoni se mund ta konsumoni edhe në të ardhmen?

Janë disa nga pyetjet e radhës që duhet ti përgjigjen personat, të cilët aspirojnë të bëhen deputet në siglën e PD.

Informacioni mbi pasurinë nëse është vënë në mënyrë të jashtëligjshme apo mbi familjarët e afërt janë të tjera të dhëna të kërkuara në formularin e vetëdeklarimit mbi figurën dhe integritetin e kandidatëve. Deklarimi i rremë apo refuzimi i plotësimit të disa prej pyetjeve parashikon skualifikim të kandidateve nga procesi, raporton Top Channel.