Procesi i vlerësimit të kandidatëve, Berisha mbetet jashtë


E pyetur nëse ish-kryeministri Sali Berisha do t’i nënshtrohet vlerësimit të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, anëtarja Enriketa Papa theksoi se kryetari i partisë, presidentët dhe ish-kryetarët e partive nuk kalojnë në vlerësim.

Di që në udhëzimin e dhënë, kryetari i partisë, presidentët dhe ish-kryetari e partisë nuk kalojnë në vlerësimin tim.” – u shpreh në studion e ‘ABC News’ Enriketa Papa, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve.

Gjatë intervistës Papa tha se për të qenë pjesë e ekipit elektoral të PD janë një sërë kriteresh me të cilat përzgjidhen, ndërsa cilësoi si kriter kryesor pastërtinë e figurës.

“Disa nga kriteret kryesore në të cilat baza e PD është mbështetur është pastërtia e figurës së kandidatit/ kandidates së ardhshme. Një respektim i kuotave gjinore. Njerëz që kanë kontribute, eksperiencë, njerëz që vijnë nga bota e shoqërisë civile apo akademike. Njerëz që vijnë nga shtresa e të përndjekurve politikë”, u shpreh Papa. ©Lapsi.al