Njëqind të vrarë dhe mijëra të plagosur nga shpërthimi masiv në Bejrut


Blast in Lebanon capital Beirut

Presidenti Libanez Michel Aoun i bëri thirrje kabinetit qeveritar që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Bejrut për një periudhë dyjavore pas shpërthimit masiv të së martës që shkatërroi pjesën më të madhe të portit të qytetit. Nga shpërthimi u vranë 100 persona dhe të paktën katër mijë janë plagosur

Megjithëse shkaku zyrtar i shpërthimit është i panjohur, Presidenti Aoun në një postim në Twitter tha: “Unë nuk do të jem i kënaqur derisa ta gjejmë personin përgjegjës për atë që ndodhi dhe ti japim dënimin më të rëndë, sepse është e papranueshme që një dërgesë e nitrat amonit që vlerësohet se peshonte 2750 tonë të ketë qenë e pranishme për 6 vjet në një depo pa marrë masa parandaluese për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve.”

Kryeministri Hassan Diab u takua të martën mbrëma me Këshillin e Lartë të Mbrojtjes, duke shprehur mbështetjen e tij për ata që ai i quan “dëshmorë” dhe një shërim të shpejtë për të plagosurit. Ai gjithashtu bëri thirrje për formimin e një komisioni hetimor.

Zoti Diab e ka shpallur të mërkurën një ditë zie në Liban.