Detaje nga tragjedia në Himarë/ Si humbi jetën gruaja në det, djalit ia mori stuhia nga duart


Detaje rrënqethëse mësohen rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Himarë. Teksa një familje doli me varkë në det, zonja e shtëpisë nuk ka mundur dot të kthehet e gjallë. Viktima është identifikuar si Mirela Rama.

Familja me 3 anëtarë (bashkëshorti, bashkëshortja dhe djali) është nisur për udhëtim për të zënë peshk në mëngjes, ndërsa stuhia e fortë ka përmbytur varkën.

Varka është përmbysur dhe ka zënë gruan poshtë. Djali i saj e ka mbajtur për pak kohë në krah, ndërsa një stuhi tjetër e fuqishme ia ka marrë të ëmën nga duart.