Presidenti Trump, përpjekje për të kufizuar punësimin e të huajve në agjencitë federale


President Donald Trump holds up a signed Executive Order on hiring American workers, during a meeting with U.S. tech workers, in the Cabinet Room of the White House, Aug. 3, 2020, in Washington.

Presidenti amerikan Donald Trump të hënën nënshkruajti një urdhër ekzekutiv që detyron të gjitha agjencitë federale që të bëjnë një kontroll të brendshëm për të parë nëse ato po i zëvendësojnë punëtorët e kualifikuar amerikanë me njerëz nga vende të tjera.

Shtëpia e Bardhë tha se urdhri ekzekutiv do të ndihmojë në parandalimin e agjencive federale që të zëvendësojnë në mënyrë të padrejtë punëtorët amerikanë me punonjës të huaj me kosto më të ulët”.

Urdhri detyron të gjitha agjencitë federale që të bëjnë një kontroll të brendshëm për të parë nëse ato po punësojnë shtetas amerikanë për pozicionet konkurruese në qeverinë federale.

Presidenti Trump tha se kjo lëvizje u nxit pjesërisht nga njoftimi i Autoritetit të Luginës së Tenesisë për transferimin e 20 për qind të fuqisë së saj punëtore të sektorit të teknologjisë tek kompanitë e bazuara në vende të tjera, duke përdorur programin e vizave H-1B.

Urdhri ekzekutiv gjithashtu vjen në një kohë kur disa gazetarë të huaj të Zërit të Amerikës janë në pritje të një vendimi mbi zgjatjen e vizave të tyre J-1, pas vendimit të Agjencisë Amerikane për Median Globale për një rishikim të këtyre vizave.

Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve të hënën se ai kishte shkarkuar Kryetarin e Bordit të Autoritetit të Luginës së Tenesisë, Skip Thomsion, sepse ai po punësonte punëtorë të huaj dhe po paguhej shumë.

Ai gjithashtu kërcënoi se do të pushonte edhe anëtarët e tjerë të bordit nëse ata vazhdojnë të punësojnë të huaj.

“Nëse tradhtoni punëtorët amerikanë, do të dëgjoni dy fjalë: “Jeni të shkarkuar””, thaPresidenti Trump.

TVA është një korporatë në pronësi federale e themeluar në vitin 1933 për të ofruar ndihmë në vënien nën kontroll të përmbytjeve, prodhimin e energjisë elektrike, plehrave artificalë dhe zhvillimin ekonomik në Luginën e Tenesisë, një rajon që u godit rëndë nga Depresioni i Madh.Rishikimi i vizave në Agjencinë Amerikane për Median Globale, e cila mbikëqyr Zërin e Amerikës, është pjesë e ndryshimeve të zbatuara që nga ardhja në detyrë e Drejtorit të ri Ekzekutiv, Michael Pack.VOA