A është emri i Jozefina Topallit ne liste ne Shkoder?


Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, një personazh i larguar nga PD që nga marrja e drejtimit të kësaj partie nga Lulzim Basha, u përfol së fundmi se ishte propozuar nga anëtarësia e Shkodrës për kandadate për deputete në zgjedhjet e ardhshme.Pavarësisht zhurmës që bëri lajmi, Topalli nuk e komentoi këtë zhvillim në zonën e saj, ndërsa së fundmi është zbardhur edhe lista e mbi 150 emrave që janë propozuar, ndërkohë që prej tyre do të veçohet një listë me 11 kandidatët më të votuar.Me sa duket rikthimi i ish-kryeparlamentares në Partinë Demokratike është i pamundur, pasi në 11 emrat e përzgjedhur si më të përkrahurit nga anëtarësia në Shkodër, nuk figuron emri i saj.Ndërsa ky nuk mbetet një fakt i kryer dhe përfundimtar, pasi në bazë të statutit dhe udhëzimit të Kryesisë së PD-së, do të ketë edhe një votim tjetër nga Kryesia, ndërsa një pjesë e emrave do të propozohen dhe miratohen po prej saj, ndërsa shpesh janë akumuluar zëra, edhe në nivelet më të larta të subjektit në fjalë, për hapjen e partisë dhe rikthimin e disa emrave të rëndësishëm që kanë kontribuar më parë.Më poshtë është lista me 11 emrat më të propozuar nga PD e Shkodrës, sipas rendit alfabetik:1- Arben Lushaj 2- Bardh Spahia (ish deputet) 3- Benardeta Syku (nënkryetare e FRPD) 4- Greta Bardeli ( nënkryetare e PD në Shkodër) 5- Helidon Bushati (ish deputet) 6- Izmira Ulqinaku (ish deputete) 7- Ndoc Ashta 8- Ramiz Çobaj (ish deputet) 9- Romeo Gurakuqi (ish deputet) 10- Voltana Ademi (kryetare e Bashkisë Shkodër) 11- Xhemal Bushati (ish kryetar I këshillit bashkiak të Shkodrës)