Rama i prerë: Nuk do ketë më karantinë, nuk ka sens të mbyllemi prapë


Featured image of article: Rama i prerë: Nuk do ketë më karantinë, nuk ka sens të mbyllemi prapë

Kryeministri Edi Rama është shprehur se ai nuk ka në plan që të firmos ndonjë urdhër për të mbyllur sërish qytetarët në karantinë. Në një interistë në Report TV, Rama i prerë: Nuk do ketë më karantinë, nuk ka sens të mbyllemi prapë

Kreu i qeverisë vijoi më tej duke thënë se qytetarët duhet të kuptojnë se po jetojnë në një normalitet të ri dhe nuk duhet të sillen njësoj si më parë.“Kjo nuk është dicka që do të mbarojë kur të dalim nga shtëpia, ne mund të mbyllemi prapë dhe të dalim dhe ajo do të jetë prapë aty, kështu që nuk ka sens të mbyllemi prapë, por të kuptojmë se ky është normaliteti i ri deri kur të dalë vaksina apo virusi të transformohet në diçka tjetër që nuk është po kaq e rrezikshme. Por deri atëherë duhet të pajtohemi me faktin se nuk mund të jetojmë njëlloj sikur kemi jetuar, prandaj duhet të kemi kujdes“, shtoi ai.