Ndarja nga jeta e nënës, Edi e Olsi Rama kanë një mesazh për miqtë e të afërmit


Pas ndarjes nga jeta të nënës së tyre, kryeministri Edi Rama së bashku me vëllain e tij, Olsi Rama u kanë dhënë një mesazh të afërmve dhe miqëve të tyre. Duke i falënderuar për mesazhet e pafundme që u mberrijnë, ata kërkojnë mirëkuptim prej të gjithëve për pamundësinë e pritjes fizikisht të ngushëllimeve. Kjo sipas tyre për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

REAGIMI:

Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit. I falenderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë. Edi dhe Olsi Rama. Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama dha lajmin se nëna e tij, Aneta Rama ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.