Bizhaku, kampionia e Fitness që la Greqinë për Shqipërinë


Duhet të kishte konkuruar në prill, po ashtu si cdo eveniment i sallave të mbyllura i anulluar dhe shtyrë për shkak të pandemisë së Koronavirus, e ka detyruar kampionen e Fitness për të reja në Shqipëri, Kristina Bizhakun ti rinisë përgatitjet edhe një herë nga fillimi për të konkuruar në kampionatin Bodybuilding & Fitness në tetor. 20 vjecarja është një nga favoritet për trofeun 2020, pasi ka fituar në dy vitet e fundit në kategorinë e saj.Bizhaku që ka lindur në Greqi ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë, duke e patur të qartë dhe pa asnjë dilemë, duke i shtuar Federatës së Bodybuilding & Fitness një kampione me potencial të madh.E dashuruar me sportin e fitnessit, ajo u bë pjesë e stërvitjes dhe kompeticioneve që në moshën16 vjecare, por në nivel profesional kaloi dy vite më pas ku debutoi dhe fitoi vendin e parë në “Bikinni Fitness Albania& Absolute 2018”. Një vit më pas Bizhaku, që tashmë i është dedikuar plotësisht përgatitjes fizike edhe përmes një linje veshjesh dhe aksesorësh sportivë, u shpall kampione në kategorinë “Junior Wellness Fitness Champion” dhe tani kërkon të bëjë tris trofesh, në po kaq kompeticione si pjesëmarrëse.Natyrisht tani përgatitja për të arritur në tetor, për kampionatin kombëtar, në formën më të mirë, komplikohet. E kjo vlen për të gjitha pjesëmarrëset e pjesëmarrësit, që duhet të riformatojnë piramidën e punës në mënyrë të tillë që për turneun të kenë ndërtuar trupin duke evidentuar muskujt, në kërkim të cmimeve vlerësuese.