Letra e hapur nga diaspora.


NDERHYRJE NE KUSHTETUTE? PO!
PER KALKULIME POLITIKE? JO!
Te nderuar bashkatdhetare dhe shtetas te Republikes se Shqiperise kudo ku ndodheni ne Diaspore!
Kombi yne i lashte arberor, mbijetuar ne shekuj mes lufterash per liri, Kombi yne i ndare padrejtesisht ne 6 shtete ne trojet e veta, si Kombi i vetem ne Europe qe nuk e ka zgjidhur akoma ceshtjen e vet kombetare, Kombi yne paturpesisht i fundit ne Europe ne gjithe parametrat e zhvillimit, kerkon urgjentisht nje rikonceptim te sistemit politik per nje Shqiperi te forte, nje republike demokratike, nje shtet te se drejtes dhe nje shoqeri te lire ne vendin ame. Shpresa jone se me permbysjen e komunizmit 30 vjet me pare Shqiperia e zhvilluar si gjithe Europa do te ishte nje realitet i prekshem eshte katandisur ne nje vend te braktisur ku me teper se gjysma e popullsise ka emigruar dhe me shume se gjysma e mbetur deshiron te largohet, shtet me pagat me te ulta ne Europe, me indeksin e korrupsionit me te larte ne Europe, “Kolumbia e Europes” per prodhimin dhe trafikun e droges ku ligjin e ben mafia dhe populli eshte viktime e ligjit te padrejte, e shume rekorde te tjera te keqija. Pergjegjesit e kesaj fatkeqesie kombetare jane te njohur me emer dhe mbiemer, sepse ne Shqiperine ua lame atyre ta qeverisin deri me sot. Nese duam te ndryshojme kahjen e zhvillimit te vendit, nuk mund ta leme ate akoma ne doren e atyre qe prodhuan kete fatkeqesi kombetare, prandaj ndryshimi duhet te filloje nga politika, nga te zgjedhurit ne Kuvendin Popullor dhe nga menyra se si ata zgjidhen.
Ne populli kerkojme urgjentisht rikonceptimin teresor te sistemit zgjedhor ne Shqiperi dhe jo arnime kozmetike te tij si po tentohen te behen ne menyre te njeanshme nga partia ne pushtet ardhur me vota te blera, te vjedhura dhe te grabitura sic vertetuan pergjimet e BILD dhe prokuroria shqiptare se fundmi.
Ne populli urgjentisht kerkojme:

  1. Parandalim me ligj kandidimit dhe me moratorium 10 vjecar te te gjithe atyre qe me veprimet dhe mosveprimet e tyre kane qene pergjegjes ose pjese e fatkeqesise 30 vjecare te Kombit tone duke tradhtuar idealet me te larta dhe besimin e popullit ne ushtrimin e detyrave te larta; President i Republikes, Kryetar i Kuvendit, Kryetar i Keshillit te Ministrave, anetar i Keshillit te Ministrave nga viti 1991 deri ne 2021.
  2. Ne kerkojme Republike Presidenciale te stilit amerikan ku presidenti te zgjidhet me vote popullore per maksimumi dy mandate. Vetem ne kete menyre mund te sigurojme ndarjen e pushtetit midis atij ekzekutiv dhe legjislativ.
  3. Ne kerkojme nje Kuvend Popullor te forte qe e kontrollon Presidentin me qeverine e tij zgjedhur nga nje sistem mazhoritar te korrektuar proporcional kombetar me lista te hapura, per 140 ulese me 100 zona zgjedhore mazhoritare nga te cilat 80 ne RSH dhe 20 ne Diaspore sipas numrit te shtetasve me banim te perhershem ose te perkohshem jashte vendit. Ne fakt keto vite Shqiperia ka sherbyer vecse si nje kryeqytet i shqiptareve shperndare me pune e banim ne shume vende te Europes kryesisht, pra de facto Europa eshte shteti yne dhe Shqiperia vecse kryeqyteti administrativ. Aktualisht 50% e shtetasve te RSH nuk banojne ne Shqiperi.
  4. Ne kerkojme demokratizimin me ligj te procedurave te funksionimit te partive politike parlamentare, ku kandidatet per deputete zgjidhen me primare brenda partise sipas votave te marra nga anetaresia. Partite paguhen nga taksat tona dhe interesi i vetem yni eshte qe partite te garantojne zgjedhjen e njerezve me te mire e me te zote qe kontribuojne ne radhet e tyre.
  5. Ne kerkojme nje administrim te zgjedhjeve krejtesisht te pavarur, te pandikuar nga qeveria dhe nga asnje parti politike, me komisione numerimi ad-hoc te zgjedhura me short dhe denime te renda per deformim te votes duke filluar nga blerja dhe kercenimet para dhe gjate fushates, deri te verdiktet e ankimimit te rezultatit.
  6. Ne kerkojme te perfshihet ne ligj qe kandidatet per deputet ne nje zone zgjedhore duhet te jene patjeter banore te asaj zone te pakten 5 vitet e fundit para dates se zgjedhjeve te pergjithshme, per te qene te njohur nga zgjedhesit dhe te gatshem ne cdo moment te japin llogari para tyre ne zonen perkatese.
  7. Se fundi ne kerkojme qe vetem shumica e popullit te vendose per ndryshime kushtetuese ne te ardhmen me referendum dhe e drejta e referundumit te drejtperdrejte kombetar ose lokal te jete e drejte e pamohueshme nga Kuvendi apo kushdo tjeter.
    Kjo do te ishte nje reforme e vertete zgjedhore qe do te jepte shpresa per ndryshim. Ne i kerkojme deputeteve aktuale te Kuvendit te Shqiperise te vene interesat e Kombit mbi ato partiake apo personale e te miratojne nje ligj zgjedhor ku te perfshihen pikat e mesiperme. Nese ka nevoje per nderhyrje ne Kushtetute do te ishte vetem per keto ceshtje madhore dhe jo ceshtje dytesore nga nevoja per kalkulime partiake.

P. GJEKA
Shanghai 30.7.2020

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s