Në një realitet brutal, fjala demokraci nuk ka kuptim


Shqipëria është zhytur në një vorbull krimi dhe amoraliteti shoqërorë. Si kurrë më parë, kriminalizimi masiv po e mbytë familjen shqiptare. Dhjetra mijëra shqiptarë dergjen nëpër burgjet e Bashkimit Europian, ndërsa një ushtri me të paktën 20.000 kriminelë shqiptarë kryejnë aktivitet të plotë në Shqipëri dhe jashtë saj. Vendi është kthyer në një bazë logjistike për tranzitin dhe eksportin e të gjitha llojeve të drogave. Ngritja në sistem e Mafias Shqiptare është një realitet i provuar, jo vetëm në qeveri, por edhe në institucionet e zbatimit të ligjit. Reforma në Drejtësi varrosi përfundimisht çdo shpresë të qytetarëve për sundimin e ligjit. Tashmë Mafia drejton edhe SPAK, BKH dhe Gjykatën e Posaçme.

Realiteti i hidhur ku jetojmë nuk mund të fshihet, as të zhbëhet. Propaganda, sado e sofistikuar qoftë, përsëri nuk mund të tjetërsojë faktet, ato mbeten mes nesh, të rënda dhe vrastare. Kohët moderne që jetojmë, sidomos epoka e internetit regjistron gjithçka. Krimet e padënuara janë regjistruar në web, si akuza që nuk mund të tjetërsohen. Prandaj faktet mbeten të paprekura, të rënda, si gurë në ndërgjegjen e shoqërisë.

Shqipëria është gjunjëzuar nga krimi. Shtrirja e tij ka kapur çdo qelizë të shoqërisë, çdo shtresë të saj, pothuaj gjysmën e familjeve shqiptare. Përndryshe, sot është e pamundur të gjendet dikush që jeton brenda ose jashtë vendit që nuk ka një të afërm kriminel. Krimi është bërë mënyrë jetese, një formë origjinale kjo për të mbijetuar, në një vend ku ligji sponsorizohet dhe zbatohet nga Mafia, shpesh edhe me bekimin e ndërkombëtarëve.

Kriminalizimi i një shoqëria ka disa parakushte që më parë duhen të përmbushen; varfëria masive, tjetërsimi i njeriut si qenie sociale dhe vdekja e moralit shoqëror. Për fat të keq, Shqipëria vinte nga një varfëri ekstreme, shoqëri e korruptuar dhe një shtet terrorist. Në këtë kuptim, gjendja e sotshme nuk është fort e habitshme; në të vertetë, e tillë është rënia e gjithë shtetit në duart e mafias.


Shqipëria gjendet një hap larg nga pika e thyerjes. Nesër, më 30 Korrik 2020, gjysëm-parlamenti i Edi Ramës do të formalizojë ndryshimet kushtetuese. Ky akt i jashtëzakonshëm shuan çdo iluzion se rotacioni i pushtetit mund të bëhet me procedurë. Pas kësaj, shqiptarët nuk zotërojnë më asnjë mjet për të larguar qeverinë e mafias nga pushteti. Në këto rrethana ka vetëm dy rrugë:
a) nënshtrimin pa kushte
b) përmbysje me forcë e shtetit mafioz

Ambasadorët e shteteve perëndimore, posaçërisht ata të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Europian janë përgjegjësit kryesorë të kësaj situate në Shqipëri. Edi Rama u rritë nën kujdesin e tyre të veçantë, duke ia ushqyer oreksin përmes një mbështetje të pajustifikueshme. Përndryshe, ai është monstra që ata krijuan, një djallë që ka hedhur farën e të keqes gjithandej nëpër institucionet e shtetit shqiptar.

Opozita shqiptare i ka kryer detyrat e saj përballë shoqërisë me dorëzimin e mandateve parlamentare. Ky veprim do të mbetet në historinë e vendit si akti më i moralshëm politik.

Në paqe, Opozita Shqiptare nuk ka çfarë të bëjë më shumë.
Hapi i fundit do të jetë lufta.
Në këtë rast, a do të mbajnë “përgjegjësi” Ambasadorët?!

Charles Péguy ka thënë se “ne duhet të tregojmë gjithmonë atë që shohim. Mbi të gjitha, dhe kjo është më e vështirë, ne duhet të shohim gjithmonë atë që shohim”.

Nga Erl Kodra.

One thought on “Në një realitet brutal, fjala demokraci nuk ka kuptim

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s