Ti mbjell frikë dhe vetë ke frikë, Edi Rama!


Në gjithë ecejakjet e tua nëpër vite kam vërejtur se ti ke patur frikë Edi Rama!Frika ka qenë kompleksi yt më mbytës!Ti ke patur frikë nga prindërit e tu, nga familja jote, nga ish-gratë, nga partneret, partnerët në jetë, punë, art, politikë, qeverisje e kudo.Ti e more dhuratë kryetarllëkun e partisë socialiste në një garë farsë në vitin2005 sepse kishe frikë nga dështimi.Ti e ndryshove kodin zgjedhor në vitin 2009 pikërisht sepse kishe frikë nga humbja.Ti Edi Rama prej 15 vitesh nuk ke pranuar të bësh zgjedhje në partinë socialiste, pikërisht sepse ke patur frikë , të gjithë shqiptarët të mbajnë mend mirë në 2016 që nuk lejove Ben Blushin të konkuronte me ty, megjithëse të gjithë e dinim mirë se nuk t’a merrte dot partinë, por ti nuk lejove garë sepse ti kishe frikë!Bota mbarë ka parë e dëgjuar me zë e figure se ti, Edi Rama vodhe në bashkëpunim me bandën tënde zgjedhjet e vitit 2017, vodhe pushtetin që mban peng pikërisht sepse kishe frikë nga humbja!Ti do të mbahesh mend gjatë Edi Rama, shume gjatë për votimet moniste dhe pa garë të 30 qershorit 2019, të vetmet në Shqipërinë e 30 viteve post-diktaturë, pikërisht sepse ti ke frikë nga zgjedhjet e lira!Ti këto ditë po luan gjithë lojrat e ndyra nën tokë e mbi tokë, para e pas kuintave që të shmangësh rrotacionin e pushtetit , sepse ti ke frikë Edi Rama !Ti e ke ndarë mendjen që bashkë me vete të fundosësh partinë socialiste , sepse fatura jote personale e bashkëqeverisjes me krimin, të tmerron fort!Unë kam takuar shumë mësues, infermierë, punonjës administrate, police, shoferë etj. që kanë frikë të flasin hapur kundër teje, Edi Rama, sepse të kanë frikë!Ti Edi Rama, ti mbjell frikën, sepse ti ke frikë nga liria, nga jeta!Në themel të jetës qëndron ripërtëritja, ndërrimi, zëvëndësimi, ecja përpara!Në themel të demokracisë qëndron rrotacioni, dhe ky e bën magjike vetë atë, DEMOKRACINË !Ti je shumë i vogël për të ndalur rrotën e historisë e mbytur jetën në këtë vend, Edi Rama, NE POPULLI jemi shumë më i madh e më i fortë se sa ti !Ilir Allkja, mjek .