Kur do hapen kufijtë? OBSH bën deklaratën e rëndësishme


Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se ndalimi i udhëtimet ndërkombëtare nuk mund të zbatohen deri në kohë të pacaktuar dhe vendet duhet të bëjnë më shumë për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit brenda kufijve të tyre.

Rritja e infeksioneve ka bërë që shumë vende të rimarrin disa vendime për kufizimet e udhëtimeve.

Vetëm me implementimin e masave të rrepta shëndetësore e deri tek shmangia e turmave, bota do të arrinte të kapërcejë pandeminë, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Aty ku ndiqen masat, aty edhe do të ketë rënie të rasteve, ndërsa në vendet ku nuk zbatohen rregullat, rastet mund të pësojnë rritje”, tha ai, ndërsa vlerësoi Kanadanë, Gjermaninë dhe Korenë e Jugut për menaxhimin e shpërthimeve.

Ndërkaq, kreu i Programit të Emergjencave në OBSH, Mike Ryan, tha se vendimi për kufizimin e udhëtimeve nuk është i qëndrueshëm.

“Do të jetë pothuajse e pamundur që vendet t’i mbajnë kufijtë e mbyllur deri në një kohë të pacaktuar. Ekonomia duhet të hapet, njerëzit duhet të punojnë, tregtia duhet të rifillojë”, theksoi Ryan.

“Ajo që duhet të bëhet e qartë është se presioni ndaj virusit shtyn që numrat e rasteve të bien. Zbatojeni atë presion dhe rastet do të zvogëlohen”, tha ai.

“Unë jam shumë krenar për organizatën tonë, si dhe për njerëzit që punuan në këtë drejtim”, u shpreh ai.

Ghebreyesus ka muaj që u përball me sulme nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili e quajti OBSH-në “marionetë të Kinës”