Rritja e shifrave të të prekurve me COVID-19, Belgjika shtrëngon masat. Duke nisur nga e mërkura…


Belgjika

Belgjika paralajmëron shtrëngimin e masave për frenimin e koronavirusit. Kështu, duke nisur nga e mërkura, belgët do të lejohen të takojnë maksimalisht pesë persona jashtë familjeve të tyre. Aktualisht, një qytetar belg mund të takojë 15 persona. Siç kanë raportuar autoritetet, rritja e numrit të rasteve me koronavirus ka qenë veçanërisht e ndjeshme në qytetin Antverp.Javën e kaluar, në gjithë Belgjikën, mesatarisht 279 njerëz janë infektuar çdo ditë, ndërkohë që numri në total i personave të prekur është 9,821.

“Deri më tani, ‘fluska sociale’ e secilit person ka qenë e kufizuar në 15 persona në javë. Nga e mërkura, do të kufizohet në pesë persona, gjithmonë të njëjtit për katër javët e ardhshme, dhe kjo vlen për gjithë familjen. Tani numërojmë familjen dhe jo një person. Fëmijët nën moshën 12-vjeçare nuk llogariten në ata pesë persona”, tha kryeministrja belge, Sophie Wilmes.

Në total, Belgjika ka konfirmuar mbi 66,000 raste pozitive me koronavirus.