Zbardhen amendamentet e dakordësuara në KP/ Si ndryshojnë 7 ligjet prej “5 qershorit”, “privilegjet” e shkelësve që bashkëpunojnë me drejtësinë


Featured image of article: Zbardhen amendamentet e dakordësuara në KP/ Si ndryshojnë 7 ligjet prej “5 qershorit”, “privilegjet” e shkelësve që bashkëpunojnë me drejtësinë

Këshilli Politik, përveç dakordësive për Kodin Zgjedhor, ka prodhuar edhe shtatë amendamente. Të përkthyera në projektligje tashmë, amendamentet parashikojnë ndryshime në ligj për Policinë, Prokurorinë, Gjykatat, partitë politike, apo Kodin Penal, duke iu përgjigjur kërkesës së Partisë Demokratike që krimet zgjedhore të hetohen nga Prokuroria e Posaçme ose ndryshe SPAK.Në mesin e amendimeve është përjashtimi nga krimet zgjedhore të autorëve, nëse bashkëpunojnë me organet e drejtësisë. Në rast të kundërt autorët e krimeve zgjedhore, nuk do të dënohen me më pak se një vit burg.

Personi që ka kryer një ose më shumë vepra penale të parashikuara në kreun 10 të Kodit Penal, i cili bashkëpunon dhe ndihmon organet e ndjekjes penale për hetimin , si dhe për zbulimin e personave të tjerë, bashkëpunëtorë në kryerjen e veprës penale, ose autorëve të veprave të tjera të lidhura, përjashtohet nga dënimi për veprën penale të kryer prej tij.

Në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të shtohet një nen i ri; në vlerësimin personal për çdo magjistrat do të shtohen edhe dosjet që kanë hetuar krimin zgjedhor. Për denoncimin e krimeve zgjedhore do të ndërtohet edhe një njësi përgjegjëse për marrjen e denoncimeve për çështjet zgjedhore duke bërë që vetë prokurori i Përgjithshëm t’i japë informacion brenda 15 ditëve KQZ-së për çështjet që lidhen me krimet zgjedhore.  Njësoj si gjyqtarëve edhe efektiëve të Policisë së Shtetit që zbatojnë detyrën kundrejt krimeve zgjedhore, do të atribuohen përgjegjësi të tjera,

Ditën e nesërme këto amendamente do të depozitohen në Kuvend dhe më pas për miratim në seancë plenare, ku edhe do të duhet të miratohen me shumicë të cilësuar.

(g.sh./dosja.al)