Projekte kudo dhe çmime të shumta ndërkombëtare, Përparim Rama i vetmi shqiptar në garë për ndryshime në Tiranë


Featured image of article: Projekte kudo dhe çmime të shumta ndërkombëtare, Përparim Rama i vetmi shqiptar në garë për ndryshime në Tiranë

Ndërtesën e re të Komunës së Tiranës janë duke e synuar shumë kompani arkitektonike, por në mesin e kësaj gare, me projektin e tyre është duke garuar edhe kompania shqiptare që udhëhiqet nga arkitekti shqiptar Përparim Rama.

Bëhet fjalë për kompaninë 4M Gruop, ku sipas Ramës, në këtë garë janë shumë afër fitores. Përparim Rama njihet për projekte të ndryshme në shumë vende të botës, duke përfshirë edhe çmime të shumta ndërkombëtare.

Përparim Rama ka thënë për KultPlus se janë të nderuar të njoftojnë se janë super afër për të fituar garën në konkursin për Ndërtesën e re të Komunës së Tiranës, me dizajnin tonë zero karbon emetues, plotësisht demokratik për kryeqytetin e Shqipërisë.

“Kompani të ndryshme me renome botërore kanë marrë pjesë dhe kjo e bën edhe më të rëndësishme fitoren tonë. Është për t’u përshëndetur që Tirana viteve të fundit ka qenë duke zhvilluar propozime ambicioze të sigurojë përtëritjen… dhe rritja e qytetit është duke e përcjellë masterplanin e qartë. Kjo ka potencial të bëhet rol model për qytetet tjera brenda vendit dhe jashtë tij të përcjellin”, ka thënë Rama rreth këtij konkursi.