Hyri me forcë në shtëpinë e ish-gruas dhe e hodhi nga kati i dytë, pranga 47-vjeçarit në Fier


Featured image of article: Hyri me forcë në shtëpinë e ish-gruas dhe e hodhi nga kati i dytë, pranga 47-vjeçarit në Fier

FIER-Një 47-vjeçar me inciale S.Rr. është arrestuar nga policia për dhunë ndaj ish-bashkëshortes, E.S. 38 vjeçe.  Ai hyri në shtëpinë e ish-bashkëshortes në Patos pa pëlqimin e saj dhe pasi e ka keqtrajtuar, e ka hedhur nga kati i dytë.

Mësohet se 38-vjeçarja kishte urdhër-mbrojtje nga gjykata. Tashmë ajo ndodhet në spitalin rajonal nën kujdesin e mjekëve.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë

Patos, Fier. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: S. Rr., 47 vjeç, banues në Kurian, Roskovec. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë ditës së djeshme, në Patos, ka hyrë në shtëpinë e ish bashkëshortes së tij pa pëlqimin e saj, e ka keqtrajtuar dhe e ka rrëzuar nga kati i dytë i banesës. Shtetasja E. S, 38 vjeçe, ishte e paisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata. 38-vjeçarja ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë, “Dhunë në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, “Dhunimi i banesës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.