Gazetari televiziv me nene shqiptare, Regis Philbin nderron jete ne Amerike


Sot nderroi jete Regis Philbin, nje nga figurat me te shquara televizive ne SHBA, dhe te bashkesise shqiptaro-amerikane me baba irlandez dhe me nene shqiptare. per shume vite ka pasur emisionin e vet televiziv shume te shikuar ne SHBA dhe ka qene nga te paktet figura te njohura qe cdo here kur i eshte dhene mundesia e ka permendur origjinen shqiptare te nenes se tij dhe ka qene shume krenar. edhe pse ka bere shume per te bere te njohur e te respektuar shqiptaret dhe ka folur gjithnje mire per kombin e tij, sidomos gjate luftes se Kosoves, nuk e ka thene njeri nje fjale per te… RIP Regis Philbin. Pusho ne paqe shqiptar i madh dhe i nderuar….

Nga Shenasi Rama