“Kush dëgjon muzikë pas orës 20:00 e zë virusi”, Manjani thumbon qeverinë dhe ironizon me pamjet nga Infektivi: Kam mbledhur disa shishe uji, po t’i duan ua jap për serum


Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar me pamjet e fundit të Infektivit, duke thënë se ka disa shishe uji dhe mund t’ja japë Infektivit për t’i përdorur për serum. Gjithashtu ai ka komentuar vendimin e qeverisë për ndalimin e muzikës pas orës 20:00 në çdo ambjent.Featured image of article: “Kush dëgjon muzikë pas orës 20:00 e zë virusi”, Manjani thumbon qeverinë dhe ironizon me pamjet nga Infektivi: Kam mbledhur disa shishe uji, po t’i duan ua jap për serumOgerta Manastirliu dhe Ylli Manjani

TIRANË -Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar vendimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, për ndalimin e muzikës për lokalet e natës pas orës 20:00. Në një postim në Facebook, Mananji shkruan, se sipas qeverisë, kush dëgjon muzikë pas orës 20:00 e zë virusi.

Gjithashtu ai është ndalur edhe te pamjet skandaloze nga Infektivi, ku qesja e serumit ishte zëvendësuar me shishe uji. Ai shprehet, se ka mbledhur disa shishe uji dhe do t’ja japë Infektivit, për t’i përdorur për serum.

Postimi i plotë

Gjatë kohës që Kryeministri ishte te Këshilli Politik, qeveria e Tij deklaroi se kishte vendosur të mbyllte baret në plazhe. I lemë mënjanë disa pyetje ligjore si psh: kush e mblodhi qeverinë? Përse me akt normativ? Cila ishte nevoja dhe urgjenca për një akt normativ? Etj, etj… Më e bukura është se qeveria thotë se kush dëgjon muzikë pas orës 20:00 e zë virusi… hahahahahahahahahahahahahahahahhahahahaha… Të puthsha mendjen- i thonë kësaj meseleje. Ah po, kam mbledhur ca shishe plastike uji, po ti duan ata të infektivit për serum jua jap.