Italia jep alarmin: 13 raste infektimi vinin nga Tirana! Kërcënon guvernatori i Toscana-s: Bllokoni direkt fluturimet…


Guvernatori i Toscanas në Itali, Enrico Rossi, jep alarmin për përhapjen e koronavirusit nga Shqipëria, duke kërkuar sërish bllokimin e fluturimeve.“Il gioernale” raporton se gjatë 24 orëve të fundit në Toscana janë konfirmuar 16 raste të reja me koronavirus, ku 13 prej tyre ishin kishin shkuar nga Tirana dhe një nga Ekuadori.
“Qeveria duhet të ndërhyjë, në veçanti ministritë e Brendshme dhe Shëndetësisë. Nëse gjurmimi i pasagjerëve dhe mbikëqyrja aktive e tyre nuk është e mundur, do të ketë vetëm një mundësi: bllokimin direkt të fluturimeve”, ka kërcënuar guvernatori Rossi.
Ndërkohë, menjëherë pas konfirmimit të rasteve të infeksionit, që vinin nga Tirana, guvernatori i rajonit të Tascanas ka kontaktuar me konsullatën e Shqipërisë, duke i kërkuar të kontrollojë udhëtarët, që të respektojnë masat, si dhe duke urdhëruar rikthimin e detyrueshëm 14-ditor të karantinës.
Më tej, me tone të ashpra guvernatori është shprehur se qeveria italianë duhet të lëvizjë menjëherë, për të bërë gjurmimin e këtyre rasteve, siç thekson Rossi “për të penguar çdo shpërthim të ri të virusit”./BW