Denoncimi/ Veliaj po zëvendëson mermerin me pllaka tualeti në fasadën e Ministrisë së Drejtësisë


Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa akuzon kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj se në bashkëpunim me kompaninë “Fusha shpk” kanë vendosur të shkatërrojnë fasadën e Ministrisë së Drejtësisë duke hequr mermerin dhe për ta zëvendësuar atë më pllaka pa cilësi.

“Fasada e ministrisë ishte tejet e rregullt, cilësore edhe e pa dëmtuar, bërë me pllaka të mëdha mermeri, por Veliaj vendosi që Fusha shpk duhet të merrte paratë e qytetarëve të Tiranës për të prishur edhe ribërë fasadës e ministrisë së drejtësisë. Pllakat e padëmtuara të mermerit të shkatërroheshin dhe të vihen pllaka tualeti sipas projektit të Veliaj-Fushës” – thotë Zhupa e cila nënvizon se zyrtarët e ministrisë së Drejtësisë kanë qenë kundër këtij veprimi.

“Siç mund ta shikoni edhe nga prezenca e shtuar e policive, vetë zyrtarët e Ministrisë së drejtësisë nuk kanë qenë dakord që të kryhej një ndërhyrje e tillë e panevojshme dhe penguese e kotë në punën e tyre të përditshme. Mirëpo “betejën” institucionale e fiton Veliaj, kryebetonieri, pinjolli i oligarkëve të ndërtimit duke shpërdoruar paratë e qytetarëve të Tiranës.

“Këto para mund të ishin përdorur në dobi të banorëve apo për të ndihmuar biznesin e zonës që i ka paralizuar punët prej muajsh për një projekt milioner të Fusha shpk dhe Veliajt. Por jo, videot e propagandës duan një fasadë të re me paratë tona” – shkruan zëdhënësja e PD-së. ©LAPSI.al