Kush është Amantia Çarçiu, 21-vjeçarja që ndërroi jetë sot nga koronavirusi?


Sot raportuam lajmin e hidhur se një 21-vjeçare ndërroi jetë prej koronavirusit në vendin tonë duke u bërë viktima më e re prej pandemisë.Ajo quhet Amantia Çarçiu dhe sipas burimeve mësohet se kishte një javë me temperaturë të lartë.Sipas njoftimeve zyrtare përkeqësimi me pasojë vdekjen e së resë lidhet me tromboembolinë fulminante, si dhe vuajtjeve nga sindromi metabolik.Në mjekësi sindromi metabolik ka të bëjë me presionin e lartë në gjak, si dhe nivelin e lartë të sheqerit dhe yndyrnave në gjak. E gjithë kjo shkakton rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetin dhe goditjen në tru.Amantia ishte nga Gramshi dhe u varros sot në orën 17:00 ndërsa lajmërimin e kanë përcjellë familjarët e së ndjerës, prindërit dhe motra.Sipas qytetarit Amantia ishte studente shumë e mirë lindur dhe rritur në Gramsh ndërsa studionte në Tiranë.

joq albania