PS voton prishjen e marrëveshjes. Ndyshohen dy nene kushtetuese


Socialistët votuan sot për ndryshimin e njëanshëm të kushtetutës duke vendosur vetë rregullat mbi të cilat do të zhvillohet gara e ardhshme elektorale. Deputetët rilindas bashkuan votat me opozitën fallco tek Komisionin Ligjeve dhe Këshilli i Legjislacionit, duke i kaluar kuvendit vendimmarrjen për listat e hapura dhe heqjen e koalicioneve. Tani do të duhen plot 94 vota deputetësh për të ligjëruar manovrën e Edi Ramës për të fituar terren pas marëveshjes të pa favorshme që nënshkroi gati me detyrim në 5 qershor.

Por sipas neneve, 64 dhe 68 të ndryshuara sot listat nuk do të jenë plotësisht të hapura.Partia Socialiste ka përdorur argumentin e barazisë gjinore për të përjashtuar nga konkurenca e përzgjedhjes nga votuesit grantë ministre krejtësisht të panjohura për bazën, të cilat Rama i ka katapultuar në qeveri. Kështu Balluku, Gjonaj, Denaj do të kenë mundësi të emërohen deputete nga partia ashtu sikurse u emëruan ministre nga Rama.

Kjo manovër, me lista gjysëm të hapura, nxjerr në pah edhe qëllimin e vërtetë të kryeministrit. Përdorimin e kësaj metode për heqjen e koalicioneve. Rama qe i ndërgjegjshëm se me sistemin aktual ai dilte humbës ndaj një koalicioni të bashkuar PD LSI.

Loja me koalicionet/ Qarqet që humbet PS nëse opozita del e bashkuar

Dhe për të shmangur këtë ai është treguar i gatshëm të shkojë edhe drejt një përballjeje me ndërkombëtarët që i kanë kërkuar mosprekjen e marrëveshjes së tyryezës politike. Edhe komisioneri i BE për zgjerimin Oliver Varheley, edhe OSBE kanë qenë të qartë për mosndryshimin e rregullave të lojës. Një nga 15 kushtet e BE është që ato të jenë konsensuale. Edhe vetë marrëveshja e nënshkruar në këshillin politik i përjashton ndryshimet e njëanëshme.

Në varësi të asaj që do të thonë diplomatët e huaj dhe kërcënimeve të opozitës për tërheqje nga 5 qershori do të varet edhe ajo që do të ndodhë në kuvend me ndryshimet e kushtetutës që pritet të shkojnë për votim në 30 korrik.

Prishja e marëveshjes/ A ka nisur thyerja e Ramës me ndërkombëtarët (deklaratat)

Por një gjë është e sigurtë. Me ndihmën e opozitës fallco Ramën nuk po e ndal asgjë për të fituar avantazh para garës elektorale në tavolinë.

PD kërcënon me tërheqjen nga marrveshja për reformën zgjedhore. Po çfarë zgjidhje ka?

©Lapsi.al

  • Deputetët e Komisionit te Ligjeve dhe Legjislacionit që votuan pro hapjes së listave dhe ndalimit të koalicioneve Rudina Hajdari
    Andi Përmeti
    Myslym Murrizi
    Vasilika Hysi
    Adnor Shameti
    Spartak Braho
    Elena Xhina
    Alket Hyseni
    Klotilda Bushka
    Alban Zeneli
    Korab Lita
    Edjola Braha
    Nikolin Staka
    Jurgis Çyrbja
    Bashkim Fino
    Edmond Leka
    Edmond Stojku
    Aurora Mara
    Ermonela Felaj
    Fatmir Xhafaj
    Ulsi Manja