BE na mbylli dyert, ja vendet ku mund të udhëtojnë shqiptarët pa paraqitur tamponin


Qytetarët shqiptarë nuk do të mund të udhëtojnë drejt Bashkimit Evropian edhe për 15 ditë. Shqipëria duket se mbetet sërish jashtë listës së vendeve të treta me të cilat Bashkimi Evropian rihap kufijtë e jashtëm.

Kështu, për momentin, shqiptarët mund të udhëtojnë pa paraqitur tampon vetëm drejt Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi dhe Turqisë.