Dëshmia e tmerrshme e 17-vjeçares nga Fushë Kruja: U drogova dhe përdhunova nga 7 persona


Zbardhet dëshmia e 17-vjeçares nga Fushë Kruja që për 9 muaj dyshohet se ra pre e drogimit dhe abuzimit seksual nga 6 persona, nga të cilët 4 janë vënë në pranga dhe 2 janë në kërkim. Gjatë kësaj kohe e mitura shfrytëzohej seksualisht dhe drogohej me kokainë. Në dëshminë e saj para prokurorëve vajza thotë se gjithçka nisi më datë 9 nëntor 2019 kur 17-vjeçarja pasi ishte grindur me nënën ishte larguar nga banesa duke shkuar në një lokal në Krujë.

Aty ka njohur Alket Bratën, i cili e ka marrë në makinë që së bashku me dy shokët e tij e ka dërguar në një hotel në Kamzë në Tiranë. Pasi e ka droguar me kokainë Brata ka abuzuar seksualisht me të dhe më pas ka lejuar dy shokët e tij që të abuzonin me të miturën. Më pas ata e kanë mbyllur 17-vjeçaren në dhomë dhe janë larguar.

Vajza u ka thënë hetuesve se Alket Brata është rikthyer pas një ore Fatjon Lekën, të cilët kanë tentuar ta çonin në shtëpinë një vajze në Kamëz, por ajo nuk ka pranuar t’i fuste brenda duke thënë se “është vajzë e vogël dhe do na hapi punë”. Më pas kanë shkuar tek një hotel tjetër ku kanë konsumuar sërish kokainë dhe e mitura është shfrytëzuar sërish seksualisht nga Alket Brata.

Sipas dëshmisë që ka publikuar Report Tv, 17-vjeçarja deklaron se Brata më pas e ka detyruar “duke i vendosur duart ne fyt që të pranojë të kryejë marrëdhënie seksuale me personin nën hetim Fation Leka” dhe e gjendur në këtë situatë ka pranuar. Edhe ditën e nesërme 10 nëntor 2019, vajza ka qëndruar gjatë gjithë ditës me Bratajn, duke lëvizur me të me makinë në vende të ndryshme, ndërsa në mbrëmje e kishte çuar në banesën e të afërmve të tij, ku sërish kanë konsumuar kokainë dhe kryer marrëdhënie seksuale.

Sipas vajzës 11 nëntori 2019, ka qenë dhe dita më e tmerrshme pasi në mbrëmje Alket Brata së bashku me 7 shokë të tij dhe 17-vjeçaren kanë shkuar në banesën e tij. Aty e mitura është droguar, përdhunuar në grup si dhe është përdorur dhunë fizike ndaj saj. “Pasi kam konsumuar kokaine kam qene e mpire komplet dhe nuk ndjeja trupin ndërkohe qe 7 (shtate) çuna së bashku Alketin kanë kryer marrëdhënie seksuale në grup kundër dëshirës time. Momenti kur ka filluar te kryheshin marrëdhënie ne grup ka qene ora 00:30 dt 12.11.2019 dhe ka zgjatur deri ne orën 06:00 dt 12.11.2019” – ka thënë e mitura në prokurori.

Ajo deklaron se Alket Brata ka pasur dijeni se është e moshës 17 vjeçe sepse i kishte treguar që në momentin e parë. Pas 3 ditëve ku ajo është droguar dhe përdhunuar vazhdimisht nga 6 të arrestuarit dhe persona të tjerë, 17-vjeçarja është dërguar në banesën e saj nga Alket Brata dhe Fation Leka. Ajo dëshmon se është kërcënuar nga këto të dy që të heshte në të kundërt do i vrisnin familjen dhe babain sapo të dalë nga burgu, ndërsa do i trafikonin motrën.

Nëse Brata përfitonte para kur ajo shfrytëzohej seksualisht nga shokët e tij apo persona të tjerë që i dërgonte në dhomë, 17-vjeçarja sqaron se nuk e di këtë fakt pasi ajo vetë nuk ka marrë asnjëherë para dhe se nuk e ka parë nëse Brata merrte apo jo.
Në lidhje me ngjarjen policia ka arrestuar Edison Çangu, 28 vjeç, Fatjon Leka., 25 vjeç, Leonard Stafa, 17 vjeç dhe Arbis Shima, 26 vjeç. Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit Alket Brata, 23 vjeç dhe Ameldi Merlika., 17 vjeç. Denoncimi i tyre nga 17-vjeçarja u bë pasi ata i kanë hedhur tritol në oborrin e shtëpisë së saj..LAPSI.AL