Raporti i OKB denoncon marrëveshjen e fshehtë Shqipëri Turqi për dorzimin e gylenistëve


Shqipëria dyshohet të jetë pjesë e një marveshje sekrete me Turqinë për dorzimin kundër procedurave ndërkombëtare të atyre që Erdogani i ka shpallur si gylenistë. Kjo rezulton nga një raport i zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, që mban datën 5 Maj 2020. Ai ngre shqetësim për atë që mund të cilësohet një praktikë e vazhdueshme e ekstradimeve apo dëbimeve të detyrueshme të shtetasve turq nga vende të ndryshme, drejt Turqisë.

Raporti bën me dije se:  “Deri më sot, të paktën 100 individë të dyshuar si të përfshirë në lidhje me lëvizjen Hizmet/Gulen kanë qenë subjekt i arrestimeve arbitare, largimeve të detyruara dhe torturave, si pjesë e veprimeve të fshehta të organizuara apo asistuara nga qeveria turke në koordinim me autoritetet në Afghanistan, Shqipëri, Azerbajxhaan, Kamboxhia, Gabon, Kosovë, Kazakistan, Liban dhe Pakistan, mes të tjerësh”.

Më tej raporti vë në dukje se mes disa vendeve ka një marrëveshje për bashkëpunim sigurie.

“Që nga grushti i dështuar i shtetit në vitin 2016, Turqia ka targetuar anëtarët e dyshuar të lëvizjes Hizmet/Gulen të klasifikuar nga qeveria turke si Organizatë terroriste Guleniste, (Fethullahçı Terör Örgütü, FETÖ). Në këtë kontekst qeveria ka firmosur marrëveshje bilaterale të sigurisë  me disa shtete, me përmbajtjen e referencave të gjera dhe të paqarta për luftimin e terrorizimit dhe krimit jashtë vendit. Burime thonë se marrëveshjet janë hartuar në mënyrë të dykuptimtë për të lejuar përjashtimin apo largimin e kujtdo që konsiderohej rrezik për sigurinë e vendeve pjesë të marrëveshjes. Duket se ka një lidhje të qartë në kohën e ndërmarrjes së veprimeve, pasi pjesa më e madhe e tyre edhe pse jo të gjitha, janë kryer brenda dy vitesh nga koha e hyrjes në fuqi të marrëveshjes. Për shembull akuza janë bërë se Turqia ka nënshkruar marrëveshje të fshehta me disa vende si Azerbajxhani, Shqipëria, Kamboxhia dhe Gabon, ku është raportuar se janë kryer disa veprime” thuhet ne raport.