4500 bileta shiten për 10 minuta: Psg kthehet në fushë, të luajë me tifozë


Për herë të parë pas rifillimit të futbollit pas pandemisë, një skuadër që i përket pesë kampionateve më të mirë të Europës (Angli, Spanjë, Itali, Gjermani e Francë) do të luajë një ndeshje me publik. Nesër në Le Havre, Paris St. Germain rivali i Atalantas në Champions League do të luajë me skuadrën vendase, që militon në Ligue 2. Për këtë ndeshje miqësore janë vënë në shitje 4.500 bileta, maksimumi i lejuar e gati 1/5 e kapacitetit të stadiumit, Oceane, që mund të mbajë 25.178 persona. Biletat janë shitur për 10 minuta.

Pritja është e madhe, por Psg, që ka nevojë të marrë minuta në këmbë, duke qenë se kampionati i tij është ndërprerë, do të mundohet ta dalë pa dëme, për të mos patur lojtarë të dëmtuar, duke qenë se afrohet koha e dy finaleve të Kupës, të Francës e Ligës në 24 e 31 korrik, e pastaj sfida europiane me Atalanta.

Nuk do të jetë Cavani, që vendosi të mos e rinovojë me disa muaj kontratën që e lidhte me klubin, e tani ndodhet në Uruguay, në pritje të firmosë me parametër zero akordin që do ta lidhë me klubin e ri: emrat që qarkullojnë janë gjithnjë ato të Atletico Madrid e Roma.

Për nesër, tekniku Tuchel duket se ka ndërmend të mos e nxjerrë në fushë Mbappé, që duhet të provohet në dy ndeshjet e ardhshme miqësore që Psg do të luajë kundër belgëve të Waasland-Beveren (17 korrik) e kundër skocezëve të Celtic Glasgow (21 korrik).