Sh.B.A zyrtarisht tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetit


Donald Trumo has pulled the US out of the WHO

SHBA ka dhënë njoftim zyrtar për tërheqjen e saj nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), në mes të pandemisë globale të koronavirusit.

Ajo konfirmoi lëvizjen në Kombet e Bashkuara të martën, pas një përkeqësimi në marrëdhëniet me OBSH, me presidentin Donald Trump që akuzoi organizatën se kishte vonuar përgjigjen e saj ndaj shpërthimit.

SHBA ka deri tani numrin më të madh të vdekjeve në botë dhe numrin e rasteve të konfirmuara, përkatësisht 133.813 dhe 2.9 milion. Aktualisht është kontribuesi më i madh në buxhetin e OBSH-së.

Njoftimi do të jetë efektiv në fund të një periudhe një vjeçare, 6 korrik 2021, sipas disa zyrtarëve në qeverinë amerikane – që do të thotë se vendimi mund të kthehet nën një administratë të re.