Do kandidojnë për deputetë, dorëhiqen dy kryetarë dege të PD-së


Kryetari i Degës Lokale të Partisë Demokratike në qytetin e Korçës, Andrea Mano, dhe kreu i degës së Fierit, Luan Baçi, kanë dhënë dorëheqjen nga posti, pas daljes së Udhezimit të PD, për procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për Kuvend dhe Bashki.

Andrea Mano do të bëhet pjesë e garës për deputet, po ashtu besohet se edhe Luan Baçi, i cili ishte në Parlament deri në shkurt të vitit të kaluar.

Udhëzim i kryesisë së PD-së, thotë për të gjithë drejtuesit lokalë që do të hedhin kandidaturën për deputet do duhet të japin dorëheqjen pasi do të fillojë fushata e propozimeve dhe emrave që do të përfshihen në lista.